Vajza e dëshmorit të parë në Shtime Mimoza Salihu-Qeriqi emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Shtime

Kosova

Vajza e dëshmorit të parë në Shtime Mimoza Salihu-Qeriqi emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Shtime

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, emëroi sot në detyrën e re, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, vajzën e dëshmorit të parë të Komunës së Shtimes, Ruzhdi Salihut.

“Me krenari e emocione të mëdha mirëprita sot zonjën Mimoza Salihu-Qeriqi, bijën e dëshmorit të parë të Komunës sonë, Ruzhdi Salihut, e cila me nder dhe përgjegjësi do të shërbejë si drejtore e re e Shëndetësisë.

Mimoza është e diplomuar në gradën Master në fushën e Ekonomisë dhe Financave në UP dhe na bashkohet falë përkushtimit, përvojës e profesionalizmit të dalluar, duke sjellë ndryshime të mëtejshme pozitive për qytetarët tanë. Suksese në detyrën e re dhe mirësevjen në kabinetin tonë, Mimoza.

Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat