Mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale në Vushtrri

Kosova

Mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale në Vushtrri

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Dje është mbajtur panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale në Vushtrri.

Ky panair u realizua nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë, derisa u prezantuan produktet e prodhuesve vushtrrias.

“Ushqime tradicionale, veshje tradicionale dhe prodhime vendore janë prezantuar në sheshin e Vushtrrisë, për qytetarët e shumtë që e vizitonin këtë panair”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Panairin e kanë vizituar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe drejtori i Bujqësisë, Ergin Sunguri.

Idrizi ka thënë se ky organizim ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.

“Nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u mbajt panairi i prodhimeve dhe ushqimeve tradicionale vendore në qytetin e Vushtrrisë. Organizime si këto për fuqizimin prodhimeve vendore, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Idrizi.

Kujtojmë që panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale tashmë është bërë i përvitshëm në Komunën e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat