Nura dhe Lushtaku presin në takim nënën e 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe

Kosova

Nura dhe Lushtaku presin në takim nënën e 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 17:44
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim gruan e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Malush Ahmeti dhe nënën e 7-vjeçarit që u vra nga forcat serbe, Leutrimi, Shukrije Ahmeti.

Kryetari Nura u vizitua nga nëna Shukrije dhe dy djemtë e saj, Bahriu dhe Bedriu.

Ai ka thënë se kjo grua është sfiduar me shumë ngjarje të rënda jetësore, por që ndjehet krenare që i dha lirisë së Kosovës bashkëshortin dhe djalin e saj.

“Kënaqësi të mirëpresim bashkë me nënkryetarin Lushtaku, nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë Bahriu dhe Bedriu – bashkëshortja e heroit Malush Ahmeti e nëna e Leotrimit, një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës, por që ndihet krenare që i dha lirisë së Kosovës dy njerëzit e saj më të dashur!”, ka thënë Nura.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Skenderajt ka pranuar mirënjohje nga familja Ahmeti.

Kujtojmë që gjatë muajit qershor të këtij viti në qytetin e Skenderajt është përuruar shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmeti.

Shtatorja e Leutrimit u punua nga skulptori, Sabri Behramaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat