Kosova sot

Kosova

Kosova sot

Nga: Nuha Zolufi Më: 17 gusht 2024 Në ora: 10:21
Ilustrim

Kosova ishte provincë, autonomi nën Jugosllavi, ishte e okupuar nga Serbia pas marrjes të autonomisë, kishte shtetin paralel në kohën e dr.Ibrahim Rugovës, u administrua pas luftës nga UNMIK-u, nga EULE-Xi, u pavarësua, por kurrë era shtet nuk i vinte si sot!

Këtë e them me përgjegjësi të plotë, se pata rast t'i vizitoja të gjitha institucionet lokale në nivel kumunal deri te ministria e Punëve të Brendshme në Prishtinë për rregullimin e letërnjoftimit. Isha në Komunën e re e bëra kërkesën për shtrimin e rrugës në asfalt në tokēn e Zullufëve në Lagjen Bicaj të Koliqit, kërkesën për emërtimin e rrugës Zullufi në tokën e Zullufëve, nga se vetëm ajo rrugë në fshat kishte mbetur pa u emërtuar!

Aty e pashë se ishte krijuar rend e ligj, që më parë nuk ishte. Të gjitha këto rende dhe ligje i kishte krijuar Kryeministri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani Presidente si pas modelit suedez, ku mbi të gjitha respektohet rendi dhe ligji, ku te gjitha rregullohen si duhet pa u maltretuar njerëzit nëpër koridore, jo eja sot, ose nesër!

Dyqanet ishin me përplot mall, gjë që këtë nuk e kishte Shqipëria, restoranet, me ushqime te mira, gjallëri fenomenale, por shihej se ende është nē zhvillim e sipër e i duhet kohë për t'u rregulluar Prishtina, se ka ngarkesë të madhe njerëzish, nga se fshatarët nga të gjitha anët e Kosovës ishin shpërngul nē Prishtinë me rrethinē, por Albin Kurti me qeverinë e tij kishte krijuar rend e ligj me model skandinav!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat