Zjarret malore në Podujevë po shkojnë në drejtim të Potokut

Kosova

Zjarret malore në Podujevë po shkojnë në drejtim të Potokut

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 15:28
Podujevë

Një zjarr i madh është përhapur në fshatin Përpallac të Podujevës i cili po shkon në drejtim të Potokut.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Ata kanë thënë se zjarri është përhapur nga kufiri me Serbinë, fshati Metohi.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat