Disa vatra zjarri kapluan një pjesë të maleve në Prevallë tash e disa ditë.
Madje, në shuarjen e zjarrit u angazhuan njësite të FSK-së dhe të KFOR-it.
Megjithatë, temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë pamundësuar shuarjen e plotë të zjarrit në të gjitha zonat ku ishte përhapur.
Pas shumë ditëve të nxehta dhe me përhapje të zjarrit, në Prevallë kanë nisur reshjet e shiut, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.