Zjarri kaplon bjeshkët e Strellcit në Deçan

Kosova

Zjarri kaplon bjeshkët e Strellcit në Deçan

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 14:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Temperaturat e larta kanë bërë që në shumë zona malore të shpërthejnë vatra zjarresh, të cilat më pas janë zgjëruar në përmasa më të mëdha.

Përveç Prevallës, nga zjarri janë përfshirë edhe bjeshkët e Strellcit në Deçan.

Në pamjet e publikuara nga një banor i zonës, vihet re se zjarri ka kapluar një pjesë të konsiderueshme të bjeshkëve.

Akoma nuk është bërë ndonjë ndërhyrje më e mobilizuar në këtë zonë, që zjarri të mos përhapet akoma më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat