Rriten raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje

Kosova

Rriten raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Raportimet nga qytetarët për të shtëna me armë në ahengje të ndryshme në Kosovë, janë rritur.

Kështu u tha  në takimin e grupit për implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë –AVLE, i cili u mbajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Takimi u kryesua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshmem Blerim Gashani, përkatësisht Koordinatori Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.

Në këtë takim u bë një vlerësim i përgjithshëm i të gjitha objektivave strategjike dhe zbatimit në praktikë të aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ku u konstatua se një pjesë e madhe e aktiviteteve janë duke u zbatuar sipas dinamikës së planifikuar, ndërkohë që u diskutuan edhe sfidat për disa aktivitete tjera.

Sipas njoftimit për media, ky takim pati theks të veçantë, fushatën vetëdijesuese: “Festo me zemër, jo me armë”, që është duke u zbatuar aktualisht nga MPB-ja dhe me këtë rast Gashani, vuri në pah se kjo fushatë do të vijojë të jetë dinamike gjatë gjithë vitit, me qëllim që të arrihen synimet për rënien e numrit të rasteve ku ka të shtëna festive.

Tutje, bëhet e ditur se Gashani vuri në dukje se fushata është duke i dhënë efektet e saj, pasi kemi një numër të shtuar të rasteve kur qytetarët janë duke i raportuar këto të shtëna, ndërkohë që këto raportime janë duke u trajtuar seriozisht në veprime konkrete nga Policia e Kosovës, të cilët janë dukë ndërhyrë në konfiskimin e armëve dhe arrestimin e të dyshuarave, raporton Klankosova.tv.

Në këtë takim si sfidë e rëndësishme u diskutua edhe forma e cilësimeve të veprave, në rastet kur ka të shtëna me armë dhe i gjithë grupi u dakordua se kjo formë në të ardhmen duhet të ndryshojë bazuar në ligjet në fuqi dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat