Parashikimi i motit për nesër: Nuk përjashtohet breshëri me shkarkesa të forta rrufesh

Kosova

Parashikimi i motit për nesër: Nuk përjashtohet breshëri me shkarkesa të forta rrufesh

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta dhe nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme.

 Me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat