Policia me aktivitete për nder të 25 vjetorit të themelimit

Kosova

Policia me aktivitete për nder të 25 vjetorit të themelimit

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:39
Policia e Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 25 Vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Ferizaj u zhvillua gara e parë sportive në volejboll.

Në këtë ngjarje morën pjesë nëntë ekipe, të cilat garuan në ndeshje të forta dhe emocionuese. Në finale, u përballën ekipi i Departamentit të Njësive Speciale dhe ekipi i Drejtorisë Rajonale Policore-Ferizaj, ku fitorja i takoi ekipit të Njësive Speciale.

Garat do të vazhdojnë në ditët në vijim me disiplina të tjera sportive, si futboll, qitje, shah, dhe atletikë.

Policia pati aktivitete edhe në Pejë, ku qëllimi i projektit ‘Sot unë, Polic i Kosovës’ ishte përafrimi i fëmijëve me Zyrtarët Policorë, duke ju mundësuar atyre që për disa orë të ndihen si Zyrtarë Policorë.

Ky projekt, e cila ka si qëllim sensibilizimin dhe afrimin e fëmijëve me profesionin e policit, ka përfshirë aktivitete të ndryshme, ku fëmijët kanë pasur mundësinë të veshin uniformat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të marrin pjesë në role të ndryshme policore. Pjesëmarrësit e rinj kanë qenë të entuziazmuar dhe të lumtur, duke përjetuar nga afër punën dhe përkushtimin që kërkohet në këtë profesion të rëndësishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat