AGK me mbështetjen e British Council formon Rrjetin joformal të grave gazetare

Kosova

AGK me mbështetjen e British Council formon Rrjetin joformal të grave gazetare

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:18
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje të dhënë nga British Council Kosova, ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetare.

Përmes një postimi nga AGK-ja, bëhet e ditur se ky Rrjet do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinor dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetareve. Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, së bashku me Artiola Babuni – Koordinatore e Projekteve, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim informues me organizatat partnere të organizatës për themelimin e Rrjetit joformal të grave të gazetareve.

Mulliqi dhe Babuni informuan partnerët që ky Rrjet do vlerësojë dhe identifikojë situatën aktuale, nevojat, mangësitë dhe mundësitë për koleget gazetarë në Kosovë. Gjithashtu, se ky Rrjet, do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026”, thuhet në njoftimin e

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat