Parashikimi i motit për këtë fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Kosova

Parashikimi i motit për këtë fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Mot i nxehtë parashihet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend.

Herë pas here do të kalojnë vranësira, por nuk priten të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, deris ato maksimale arrinë vlera prej 33C e 36C.

Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit. 

“Mot kryesisht me diell parashihet edhe ditën e hënë.  Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit.  Temperaturat zbresin në 30C e 28C. 

Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C.  Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat