Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit, ku nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, ndërsa gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer.
Rasti ka ndodhur më 22 gusht në Prishtinë.
“Rr.Luan Haradinaj, Prishtinë 22.08.2024 – NN. Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.