Zjarrfikësit në këtë fshat të Suharekës po përballen me zjarre fushore

Kosova

Zjarrfikësit në këtë fshat të Suharekës po përballen me zjarre fushore

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Përderisa po vazhdojnë temperaturat e larta në vend, edhe vatrat e zjarreve po vazhdojnë në disa vise në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këto orë të vona zjarrfikësit po përballen me zjarre fushore në fshatin Nepërbisht të Suharekës.

Sipas një postimi të “Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit” në Facebook thuhet se në këto orë të vona zjarrfikësit po përballen me zjarre fushore duke publikuar edhe pamje nga vatrat e zjarreve.

Detaje tjera nga kjo situatë nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat