2 shtatori zyrtarisht do të jetë data prej kur do të nisë viti i ri shkollor 2024/2025.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar Udhëzimin Administrativ, i cili përcakton përveç ditëve të mësimit, edhe pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.
“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka paralajmëruar Nagavci.
Ndërkohë këto ditë ka nisur furnizimi i prindërve për subvencionimin e blerjes së librave shkollorë.