Vazhdon blerja e teksteve shkollore, interesim i lartë edhe në Ferizaj

Kosova

Vazhdon blerja e teksteve shkollore, interesim i lartë edhe në Ferizaj

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:55
Ilustrim

Meqë 1 shtatori është ditë e diel, data 2 do të jetë dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit në Kosovë.

E shumë nga ta, janë duke vazhduar që me prindërit e tyre t’i blejnë tekstet dhe pajisjet e tjera shkollore.

Kështu, kur kanë mbetur edhe 6 ditë, edhe në komunën e Ferizajt libraritë janë plotë.

“Interesimi ka filluar që nga java e kaluar, të gjithë prindërit po mundohen të i ikin kallaballëkut i cili ishte krijuar edhe vitin e kaluar, dhe janë këtu duke u pajisur me libra”, ka thënë Vanesa Krasniqi, përfaqësuese e librarisë “Alfabeti”.

Krasniqi thotë se kanë marrë mësim nga viti i kaluar dhe kanë zgjeruar hapësirat e librarisë.

“Kemi hapësira të mjaftueshme sepse në krahasim me vitin e kaluar, edhe kësaj radhe kemi kohë më të gjatë që secili prind, me i’ua kry obligimet që I kanë ata, që me mujtë më detajisht edhe atyna me ia shpjegu punën”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, njoftoi se janë të pajisur me 90% të teksteve shkollore.

“Ne jemi pajisur dike me rreth 90% të testeve shkollore, që të kenë mundësinë që të i arrijnë zhvillimet e tyre akadimore që I kanë gjatë këtë viti”, ka thënë ajo.

Sikurse kjo librari por edhe të tjera në tërë vendin janë detyruar që të rrisin numrin e punëtorëve që të përballojnë fluksin e qytetarëve këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat