Peci: Drafti për Kooperativat Bujqësore u mundëson fermerëve qasje në tregje ndërkombëtare dhe rrit efikasitetin

Kosova

Peci: Drafti për Kooperativat Bujqësore u mundëson fermerëve qasje në tregje ndërkombëtare dhe rrit efikasitetin

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 11:47
Faton Peci

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Koncept-dokumentin për Kooperativat Bujqësore në vend, e cila sipas ekzekutivit do t’u mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja e teknologji moderne.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ky vendim është në të mirë të fermerëve, pasi sipas tij koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit.

“Është një koncpet projekt moderen dhe evropian. Ky koncept-projekt i përcakton format e bashkimit të kooperativave në mënyrë vullnetare të grupeve të fermerëve duke ju lejuar krijimin e tyre nga dy a po më shumë kooperativave.

Kjo do të ju mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja, teknologji moderne, plasim më të lehtë të produkteve pandërmjetësues. Gjithashtu koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit, kështu duke rritur efikasitetin, mundëson plasim më të lehte ne tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat