Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave. Aty janë shkëmbyer informatat lidhur me ecurinë e përgatitjeve, por edhe për koordinimin aktiviteteve kulturore, edukative dhe sportive.
Kryetari Muharremaj pas këtij takimi ka njoftuar se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor po vazhdojnë.
“Për mësimdhënësit/et dhe nxënësit/et është periudhë e rëndësishme, andaj kemi angazhim maksimal. Po punojmë edhe për infrastrukturën e hapësirave shkollore kudo në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj në rrjetet sociale.
Sipas tij me drejtorët e shkollave është diskutuar edhe për koordinimin e aktiviteteve të ndryshme në muajt në vijim.
“Po ashtu po koordinohemi së bashku edhe për aktivitetet kulturore, edukative dhe sportive për muajt në vazhdim”, është shprehur Muharremaj.
Viti i ri shkollor fillon javën e ardhshme, me 2 shtator.