130,000 euro për përmirësimin e infrastrukturës në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Klinë

Kosova

130,000 euro për përmirësimin e infrastrukturës në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Klinë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies, Komuna e Klinës ka angazhuar një investim prej rreth 130 mijë eurove në Shkollën e Mesme të Lartë “Luigj Gurakuqi”.

Ky projekt i rëndësishëm përfshin rinovimin e shkollës dhe përmirësimin e infrastruktures dhe pajisjeve shkollore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Komuna e Klinës ka bërë të ditur vizitën e krytarit të këtij qyteti në këtë shkollë.

Kryetari Elezaj gjatë vizitës në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Klinë/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka theksuar se projekti i realizuar përfshin dy investime kryesore me një vlerë totale prej rreth 130,000 euro, duke dhënë detaje mbi përmirësimet që do të realizohen.

Pamja e brendshme e shkollës/ Foto Komuna e Klinës, Facebook

Në kuadër të investimeve në këtë shkollë po realizohen dy projekte në vlerë rreth 130,000 euro. Po bëhen investime në rinovimin e shkollës, fasadimin e mureve, vendosjen e dyerve të reja, rregullimin e kabineteve të informatikës, rregullimin e kabinetit për kimi dhe biologji, shtrimin e dyshemesë me epoksid dhe rregullimin e sistemit të ngrohjes qendrore. Po ashtu, kemi investuar edhe në blerjen e inventarit të ri në kabinete dhe klasë, i cili do të vendoset pas kryerjes së punimeve për rinovim të shkollës”, ka thënë Elezaj.

Koridori i shkollës “Luigj Gurakuqi” në Klinë/ Foto Komuna e Klinës, Facebook

Këto investime synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit e “Luigj Gurakuqi”, duke e bërë ambientin shkollor më të përshtatshëm dhe funksional. Komuna e Klinës është e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e arsimimit dhe për të ofruar kushte të shkëlqyera për edukimin e brezave të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat