Nëntë vite burgim për tre të akuzuar, djali i viktimës: Rrezikohemi sa herë shkojmë në fshatin tonë

Kosova

Nëntë vite burgim për tre të akuzuar, djali i viktimës: Rrezikohemi sa herë shkojmë në fshatin tonë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 16:31
Artan Rexhepi

Artan Rexhepi, djali i Shaban Rexhepit, i cili u vra më 26 tetor të vitit 2017 në fshatin Sharbën të Prishtinës, ka qenë kritik ndaj dënimit që iu dha të akuzuarve për vrasjen e të ndjerit.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo është një turp për shtetin e Kosovës që me nëntë vite burg për këtë rast të dënohen tre persona.

“Ne jetojmë në Prishtinë si familje, komplet, malin dhe tokën e kemi ende në fshat, kemi pasë shitur shumë mal ne për t’iu ikur telasheve, jo megja, jo e preve, si tek ne që ndodhin këso gjërash të parëndësishme. Malin ia kemi shitur A.B. që ka shkuar ta prej, ka shkuar vëllai i vrasësit, është polic i Kosovës, ka shkruar me gjashtë persona të tjerë dhe ia kanë marrë drutë, u kanë thënë mundet të vijë pronari tek ne t’i marrë drutë”.

“Personit që ia kemi shitur malin për ta prerë e ka lajmëruar babanë tim, se ia kanë marrë drutë, babi im ka shkuar tek kushërinjtë që të flasë e të bisedojë me ta, dhe kur kthehen për të shtëpia e tyre, ndodhi ngjarja që tashmë e dini ka mbet i vrarë babi ime, i plagosur djali i axhës dhe kushëriri im. Ai edhe sot ma ka vrarë babanë edhe nuk më kërkon falje, kurrë ai është njeriu më i keq që ekziston mbi këtë tokë. Turp për një shtet si i yni që e bë këtë”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka pohuar se gjithmonë janë të rrezikuar nga kushërinjtë e tyre, dhe se sistemi i drejtësisë për këtë rast i ka ndihmuar ata.

“Për arsye se krejt provat thonë se e kanë sjellë punën kinse babai im i ka gjuajtur, kjo është e padrejtë”, ka thënë Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat