Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 22:37
Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, mban homazhe. (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, te Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media në të cilën do të shpalosë rezultatet nga raporti vjetor i auditimit për vitin 2023 dhe rezultatet e tri auditimeve të performancës si “Menaxhimi i tokave/pronës nga Instituti Bujqësor i Kosovës”; “Listat e pritjes së pacientëve në institucionet shëndetësore publike”; “Menaxhimi i parkingjeve publike në qytetin e Prishtinës nga Ndërmarrja Publike Lokale Prishtina Parking”. (Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 17:30)

Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 18:00)

Ndizen 64 flakadanë në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, me rastin e shënimit Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë. (Krushë e Madhe, ora 19:00)

Instituti Sekhmet hap ekspozitën “Me hijen e lirimit mbështjellë”. (Hotel “Grand”, kati i gjashtë, Prishtinë, ora 19:00 – 22:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat