PDK: Drejtësi për të pagjeturit – Kosova nuk harron

Kosova

PDK: Drejtësi për të pagjeturit – Kosova nuk harron

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:35
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon drejtësi për të pagjeturit në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.

Në një postim në Facebook, kjo parti thotë se Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe të dënojnë kriminelët e luftës që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, kujtojmë të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët janë zhdukur nga periudha e luftës së fundit, me shpresën dhe kërkesën që të zbardhet sa më parë fati i tyre. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe të dënojnë kriminelët e luftës që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

Drejtësi për të pagjeturit! – Kjo është thirrja jonë e përhershme kolektive. Kosova nuk harron”, thuhet në postimin e PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat