​Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

Kosova

​Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara - disa USB.

USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar dhe rasti po hetohet, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shprehet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës.

Duke thënë se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat