Kurti viziton sot Institutin francez të Kosovës

Kosova

Kurti viziton sot Institutin francez të Kosovës

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 09:21
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë sot Institutin francez të Kosovës.

“I inauguruar pranverën e kaluar, Instituti francez i Kosovës (IFK) po bëhet vitrinë përpërhapjen e gjuhës frenge dhe kulturës frankofone. IFK është njëkohësisht një qendër e kurseve të gjuhës për publikun e gjerë që do t’i hapë dyert për kursistët e parë këtë muaj. Ai do të jetë një mbështetje për mësimdhënësit e gjuhës frenge në shkollat ​​kosovare dhe një vend për trajnime gjuhësore për nëpunësit civilë kosovarë”, thuhet në komunikatë.

Një qendër e kulturës, IFK mbështet festivalet më të mëdha të vendit, duke sjellë artistë në Kosovë. Në IFK tashmë organizohen takime të ndryshme kulturore.

Ngjarja nis në orën 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat