KRU “Hidrodrini” zëvendëson pompat, pritet furnizim i shtuar me ujë për Radacin dhe Jabllanicën e Madhe

Kosova

KRU “Hidrodrini” zëvendëson pompat, pritet furnizim i shtuar me ujë për Radacin dhe Jabllanicën e Madhe

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar të gjithë konsumatorët për ndërrimin e dy pompave të vjetra me pompa të reja në stacionin e pompimit në Radac të Pejës.

Ata nëpërmjet një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se janë instaluar dy pompa të reja, secila me kapacitet 7.5 kË dhe lartësi H=103 m, duke zëvendësuar ato të vjetrat.

“Në stacionin e pompimit në Radac është bërë zëvendësimi i dy pompave, nga të vjetrat në të reja, me nga 7.5kË – lartësi H=103m, investimi do të ndikojë dukshëm në furnizim ku përfitues janë zona e Radacit  dhe Jabllanica e Madhe”, kanë shkruar Hidrodrini.

Ky investim pritet të përmirësojë dukshëm furnizimin me ujë për zonën e Radacit dhe Jabllanicën e Madhe pasi keqperdorimet dhe thatësira në burime ka bërë që këto zona të mos kenë ujë të mjaftueshëm për pije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat