Idrizi viziton stacionin policor në Vushtrri, shpreh mirënjohje ndaj përkushtimit të policëve

Kosova

Idrizi viziton stacionin policor në Vushtrri, shpreh mirënjohje ndaj përkushtimit të policëve

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 16:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka vizituar sot stacionin policor në Vushtrri.

Këtë vizitë, Idrizi e bëri në nder të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, ndaj policëve për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve.

Kryetari Idrizi, u prit nga zëvendëskomandanti, Toger Shaban Salihi, si dhe nga zyrtarët policor, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

“Policia e Kosovës që nga e themelimi ka qenë dhe vazhdon të jetë shtylla kryesore e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Të gjithë policëve, faleminderit për punë tuaj në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat