Komuna e Shtimes ndan 100 bursa për 100 studentë

Kosova

Komuna e Shtimes ndan 100 bursa për 100 studentë

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 10:42
Komuna e Shtimes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemaj Aliu ka njoftuar se kjo komunë ka ndarë 100 bursa për studentët e këtij vendi.

Sipas tij, nga komuna e Shtimes deri më tani për studentë janë ndarë 24 bursa, kurse tash ky numër është rritur në 110.

Aliu, ka shpërndarë edhe një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku në mbishkrim ka shkruar se është krenari e jashtëzakonshme shpërndarja e 100 bursave për 100 studentë tanë të mrekullueshëm.

I pari i Shtimes u ka uruar suksese të gjithë studentëve, duke thënë se do t’i kenë krahë në këtë mision të përbashkët.

“Jemi të lumtur dhe ndjehemi mirë, se nga 24 bura që i kemi gjet në komunën tonë që shpërndaheshin për studentët më të mirë të komunës sonë tashmë kemi arrit në 100. Ne e dimë sa e rëndësishëm është kjo kategori shoqërore sidomos studentët. Studentët janë elita e shoqërisë. Nga ju në të ardhmen pritet të dalin kuadro prej të cilëve do të udhëhiqet qyteti, por edhe shteti”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat