Dëmtohet gypi, disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm

Kosova

Dëmtohet gypi, disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm.

Kjo si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në autostradën Prishtinë-Mitrovicë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se dëmtimi i gypit në fshatin Nadakoc, ka lënë pa ujë banorët nga hyrja e Vushtrrisë e deri në fshatin Gracë.

Kompania nuk njofton për ndonjë datë të sanimit të këtij dëmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat