Numër më i lartë i raportimeve nga gratë për dhunën familjare

Kosova

Numër më i lartë i raportimeve nga gratë për dhunën familjare

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Që nga Janari e deri në muajin Qershor në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 459 raste të dhunës në familje, me numër më të lartë të gjinisë femërore.

Në bazë të dhënave të dërguar nga Policia e Kosovës për rtv21.tv, 1 mijë e 198 raste janë raportuar nga femrat, kurse 313 nga burrat.

Sipas Policisë, rastet e dhunës në familje në periudhën gjashtë mujore kanë shënuar një ngritje të lehtë.

‘’Raportimi i rasteve të dhunës në familje tregon sensibilizim të vazhdueshëm të raportimit të rasteve dhe bashkëpunimit me PK-në’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Kujtojmë se, në vitin 2023 kanë qenë mbi 2 mijë e 700 raste të dhunës në familje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat