Aliu e kryediplomati malazez flasin për rrugët që lidhin dy vendet

Kosova

Aliu e kryediplomati malazez flasin për rrugët që lidhin dy vendet

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 22:13
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është takuar me Ervin Ibrahimoviq, zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, me të cilin kanë biseduar për rrugë të reja mes dy vendeve.

Aliu në një postim në Facebook tha se në kohën kur Ibrahimoviq ka qenë ministër i Investimeve Kapitale, ka arritur marrëveshje për rrugën Deçan-Plavë, për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve.

Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar ministri Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat