Drejtori i Arsimit në Klinë: Gjendja me furnizim të librave është e keqe

Kosova

Drejtori i Arsimit në Klinë: Gjendja me furnizim të librave është e keqe

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 08:12
Ilustrim

Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës, ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave.

Ai ka theksuar se ka pasur mungesa nga shtëpitë botuese dhe se gjendja këtë vit është e ngjashme me vitin e kaluar.

Edhe pse janë ndihmuar prindërit për kyçjen në platformën MASHT-it, ka pasur probleme me mjetet, si minusa në kartela dhe probleme të tjera që kanë penguar përfitimin e subvencioneve.

“Ka pasur edhe prindër që nuk kanë ditur të kyçen në platformën  MASHT-it, mirëpo janë asistuar nga shkollat, ne iu kemi ndihmuar.

Ka pasur edhe nga ata që nuk u kane dalur mjetet, ka pasur prej problemeve më të ndryshme, disa kanë pasur minusa në star kartela  iu kanë marrë shumën e subvencioneve nuk kanë ditur e këso lloj rastesh, shumë probleme ka pasur“, u deklarua Sejdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat