Ukë Mehmeti, një blegtor nga Vushtrria, ka zgjedhur një rrugë të veçantë në fushën e blegtorisë duke kultivuar dhi franceze.
Mehmeti beson se këto dhi janë çelësi për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të përmirësuar mirëqenien e tij dhe të familjes.
Ai tregon se qumështi i tyre, i pasur me vlera ushqyese dhe proteina, ka ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Mehmeti, i cili ka filluar këtë praktikë para disa vitesh, thotë se rezultatet janë të dukshme dhe nxit edhe blegtorët e tjerë të ndjekin shembullin e tij.
Sipas tij, kultivimi i dhive franceze jo vetëm që është ekonomikisht i leverdishëm, por gjithashtu përfaqëson një mënyrë të shëndetshme dhe natyrale për të jetuar.
Se cili është rrëfimi i tij, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.