​Ngjarjet e datës 11 shtator

Kosova

​Ngjarjet e datës 11 shtator

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-31, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacakë Prishtinë. (https://maps.app.goo.gl/kURSvZ5RsE8ybqLf6, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:30, pas takimit mbahet konferenca për media në hollin e Kuvendit, ora 12:15)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bën nderime pranë memorialit Heroinat. (Ora 14:00)

Instituti Francez i Kosovës organizon debatin “Prodhimi i filmit sot: kur faktori gjinor bëhet qendror”. Merr pjesë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Instituti Francez, lagjja “Pejton” Prishtinë, ora 16:00-17:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat