Krasniqi: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan

Kosova

Krasniqi: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 12:24
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar viktimat e 11 Shatorit në 23-vjetorin e sulmit terrorist kundër ShBA-së.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan.

“Sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër SHBA-së, më 11 shtator 2001. 23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, dhe e gjithë bota e qytetëruar u ngrit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtësisë. Përtej fatkeqësisë dhe goditjes, gjunjëzimi nuk ishte asnjëherë opsion e nuk do të jetë asnjëherë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Asnjëherë nuk do të harrojmë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat