Kamenica nënshkruan marrëveshje për 70 njësi banimi

Kosova

Kamenica nënshkruan marrëveshje për 70 njësi banimi

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 10:19
Foto nga takimi

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm.

Në njoftim thuhet se nga thirrja e hapur e MMPHI-së, Komuna e Kamenicës ka aplikuar se si rrjedhojë ka nënshkruar marrëveshjen.

“Nga thirrja e hapur e MMPHI-së në shkurt të këtij viti, ku aplikuam si komunë, sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Ministrin Aliu”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Komuna e Kamenicës ka ndarë parcelën, dhe së shpejti do të fillojë puna.

Kryetari Rahimaj gjithashtu ka shtuar se bashkë me nivelin qendror, vazhdojmë me punë të mira për qytetarin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat