Në ditët në vijim priten rrebeshe shiu në Kosovë, por jo dhe vërshime

Kosova

Në ditët në vijim priten rrebeshe shiu në Kosovë, por jo dhe vërshime

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Në ditët në vijim në Kosovë, priten reshje e shiu e rënie të temperaturave.

Sipas një përgjigje nga parashikuesi Meteorologjik Aeronautik në ASHNA, Sherif Gosalci, vërshime nuk do të ketë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 13 gradë Celsius, e ato maksimale nga 12 deri në 21 gradë Celsius.

“Në bazë të vlerësimeve dhe parashikimit nga modelet në dispozicion, moti pritet të jetë i ndryshueshëm në shtatë ditët në vijim, me reshje shiu që kohë pas kohe do të jenë në formë rrebeshesh me intenzitet mesatar dhe me temperatura që do të jenë nën mesataret e periudhës diku 3 deri në 8 gradë Celsius, gjegjësisht minimalet pritet te sillen nga 5 deri në 13 gardë Celsius dhe maksimalet nga 12 deri në 21 gradë Celsius”, tha në një përgjigje Goslaci.

“Nga analizimi i situatës sinoptike dhe përvoja qe kam, nuk pres vërshime në Kosovë në periudhën të cilës po i referohem”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat