Lladrovci: Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit, zgjidhet kryesuesi i ri pas një kohe të gjatë

Kosova

Lladrovci: Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit, zgjidhet kryesuesi i ri pas një kohe të gjatë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 12:58
Bekim Lestrani

Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar rëndësinë e këtij akti.

Postimi i Lladrovcit:

Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit Pas një procesi zgjedhor në pajtim me ligjin, me 17 vota nga 31 asamblistët e Kuvendit të Drenasit, është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit, Bekim Lestrani.

Bekimit i uroj punë të mbarë dhe ofroj bashkëpunim të plotë si kryetar dhe qeverisje ekzekutive. Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat