​Moti për vikend

Kosova

​Moti për vikend

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Mot i vranët dhe me shi pritet të mbajë gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave që po lëmë pas.

Të shtunën parashihet mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat