Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Kosova

Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot në Kosovë na pret mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme. Në mëngjes dhe paradite ende mund të ketë ndonjë interval kohor me diell, ndërsa vranësira të dendura dhe reshjet vijnë kryesisht gjatë ditës ose orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende nganjëherë intensive. Temperatura maksimale vetëm rreth 16 gradë Celsius. Në malet më të larta mund të ketë fjolla bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët e në disa vise paradite me intervale kohore me diell. Priten reshje të reja shiu e në bregdet rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje shumë më të pakta priten të hënën dhe përpos vranësirave parashihen edhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta me rritje krejtësisht të lehta.

Dita e martë parashihet pak më e nxehtë, me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira e ndonjë rigë lokale shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat