Banorët ankohen për kundërmim, komuna premton se problemi do të evitohet

Kosova

Banorët ankohen për kundërmim, komuna premton se problemi do të evitohet

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në këtë rrugë. E Komuna premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt.

Përveç nevojës për rregullimin e rrugës, banorët në këtë zonë ankohen edhe për numrin e madh të mbeturinave në rrugën “Hajrullah Zymi”. Për shkak të mbeturinave edhe numri i qenve endacakë është i madh.

“Është vështirë sepse për shkak të punimeve nuk po arrijmë as me i hedh mbeturinat”, tha një banor i kësaj lagjeje.

Ndërsa një tjetër thotë se “pak faji është i qytetarëve, pak i komunës, pak për shkak punimeve në këtë rrugë”.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Ardit Sekiraça, i tha RTK-së se hapësira në fjalë është një pikë grumbulluese e rregullt e mbeturinave, mirëpo sipas tij, për shkak të punimeve në rrugë, ekipet e Kompanisë “Pastrimi” në Fushë Kosovë, nuk po arrijnë që t'i largojnë ato. Por, ai premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt dhe do të evitohet ky problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat