Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 22:40
Ilustrim

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë. (Kuvendi i Kosovës, ora 07:00)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Mbahet ceremonia e hapjes së "Javës Evropiane të Mobilitetit". Marrin pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama, Jeton Raka, zëvendësministër i MMPHI-së. (Lagjja “Taukbashçe” Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Bela Bozsik. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mbajnë takim me ministren Federale Gjermane për Evropë dhe Klimë Anna Lurhman. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 18:15)

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Agjenda:

10:00 Ceremonia e hapjes së Ditës së Demokracisë

10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile (Holli i Kuvendit)

10:00 Kuizi i demokracisë (Oborri i Kuvendit)

11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia” (Salla 506, Kuvendi i Kosovës)

10:30 Punëtori për demokraci (Oborri i Kuvendit)

13:30 Panel diskutimi “Sporti dhe demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen” (Kuvendi i Kosovës, salla 506)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat