Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës, në periudhën 16-20 shtator.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, ka thënë IHMK-ja.