Parashikimi i javës së fundit të verës: Reshje shiu dhe kthjellime

Kosova

Parashikimi i javës së fundit të verës: Reshje shiu dhe kthjellime

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 15:00
Ilustrim

Masat e ftohta polare sollën ndryshim drastik të motit në fundjavën që e lamë pas, duke sjellur ulje të temperaturave dhe reshje shiu, e në zonat e larta malore edhe reshjet e para të borës.

Në ndërkohë, cikloni vdekjeprurës që ka përfshirë Evropën Qëndrore, do të vazhdojë rrugëtimin drejt Italisë, mirëpo potencialin do ta ketë dukshëm më të ulët, duke sjellur reshje më pak, por prapë do të jenë intensive lokalisht.

Pra, gjatë kësaj jave apo në javën e fundit të verës, do të vazhdojnë të dominojnë masat e paqëndrueshme atmoferike dhe më të ftohta edhe tek ne.

Nën këto kushte, dita e sotme po karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e në zona të caktuara nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.

Dita e martë parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten reshje lokale shiu.

Të mërkurën mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Nga dita e enjte e deri të shtunën, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, e lokalisht pritet të rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Nga këto ditë, e shtunja pritet të ketë reshje më të izoluara në shkallë vendi.

Të dielën parashikohet të ketë përmirësim të përkohshëm të motit, me ç’rast pritet mot kryesisht me diell por i jo i ngrohtë.

Të reshurat që vijnë përgjatë javës janë si rezultat e qendrës me presion të ulët mbi Itali, ku më intensive do të jenë në Shqipëri, Mal të Zi, Greqi e Maqedoni të Veriut, ndërsa më të pakta tek ne.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 36 km/h.

Në aspektin termik, temperaturat do të mbesin nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Mimimalet do të lëvizin prej 5 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22°C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat