Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti.
Duke thënë se kjo shtëpi do të jetë qendra kulturore e Suharekës.
“Mezi po pres që ta përurojmë atë sonte në orën 18:30, ashtu që nga nesër, e për çdo ditë ajo të jetë në shërbim të artistëve, artdashësve, dhe qytetarëve të Suharekës”, shkruan tutje Kurti në facebook.