Ngjarjet e datës 17 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 17 shtator

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 22:07
Ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pret në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për sukseset e nxënësve nga International Maarif Schools of Kosova. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı.(IMSK Prishtinë (Lipjan), ora 10:00)

Komuna e Prishtinës hap Shkollën e Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” pas renovimit. Marrin pjesë ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, ainistren e Arsimit, Arberie Nagavci, kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama. (Objekti i shkollës “Ahmet Gashi”, ora 10:30)

Mbahet mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. (Teatri "Adriana" në Ferizaj, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin nr.08/L-288 për Mbrojtjen e konsumatorit, si dhe shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin nr.08/L-295 për Kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023. I ftuar ministri i MKRS, Hajrulla Çeku.(Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton në parim i Projektligjin nr 08//L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën përmbyllëse të edicionit të njëmbëdhjetë të Javës së Gruas, me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). (Hotel Emerald, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit pritet të miratojë Raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/-L-034. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore të NISMA-së, ora 14:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon nënshkrimin e marrëveshjeve të grant-skemës për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej 4.4 milionë eurosh. Gjithsejtë 167 biznese përfituese. (‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë, ora 14:30)

Komuna e Prishtinës përuron Fontanën e rinovuar të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. (Fontana e Pallatit të Rinisë pranë obeliskut të pavarësisë – NEWBORN, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat