Sot do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim rruga “Martirët Halimi” në Obiliq

Kosova

Sot do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim rruga “Martirët Halimi” në Obiliq

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:30
Kjo është bërë e ditur nga komuna e Obiliqit.

Sot më datë 17 shtator, në kuadër të punimeve “Rikonstruktimi i rrugëve”, rruga “Martirët Halimi”, do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Kjo është bërë e ditur nga komuna e Obiliqit.

Përmes një njoftimi të bërë nga komuna, pjesa e rrugës që do të mbyllet është nga stacioni i zjarrëfikësve e deri te kthesa për në Dardhishtë.

“Segmenti që do të mbyllet shtrihet nga stacioni i zjarrfikësve deri te kthesa për Dardhishtë, nga ora 09:00 deri në 18:00, për shkak të asfaltimit të shtresës së dytë. Lusim qytetarët që për lëvizje të lirshme të shfrytëzojnë rrugën alternative “Ali Maloku””, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat