Nesër nga ora 08:00 deri në 15:00, rruga “Drenica” nga pompa e derivateve në fshatin Bukosh deri tek udhëkryqi me rrugën “Viciana” në Vushtrri, do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike.
Komuna e Vushtrrisë ka thënë se kjo do të ndodhë për shkak të asfaltimit të këtij segmenti në bazë të kontratës për projektin “Ndërtimi i rrugës Drenica”.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se më datën 18.09.2024 (ditë e mërkurë) nga ora 08:00-15:00, rruga “Drenica” nga pompa e derivateve në fshatin Bukosh deri te udhëkryqi me rrugën “Viciana”, do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, për shkak të asfaltimit të këtij segmenti në bazë të Kontratës për projektin “Ndërtimi i rrugës Drenica””, ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë.
Tutje, Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.