​Ngjarjet e datës 18 shtator

Kosova

​Ngjarjet e datës 18 shtator

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nis linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)

Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë mbahet ceremonia për dorëzimin e materialeve teknike për kërkim - shpëtimin malor dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e stacioneve të kërkim - shpëtimit malor. (Ambasada e Italisë, ora 11:00)

Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat