Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 22:04
Hashim Thaci

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, 09:00-16:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi publikon raportin “Drejtësia me qytetarin në qendër – për të shkallëzuar investimin në atë që funksionon për ta realizuar OZHQ-në 16.3 në Kosovë." (Hotel “Nartel” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama prezanton programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla e konferencave, ora 10:00)

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon aktivitetin “Promovimi i klinikës për ndihmë juridike falas”. (“Hotel Sirius” Prishtinë, ora 10:00 - 12:00)

Alternativa Qytetare e Kosovës (KCA) dhe Aktiv organizojnë diskutimin “Dialogu për normalizimin: Gjendja aktuale, sfidat dhe mundësitë”. (OQ Aktiv rruga “Mbreti Petar I” 183a Mitrovicë e Veriut, ora 10:00-12:00)

Shoqëria e Avokatëve "Vokshi & Lata" publikon botimin “Praktika gjyqësore përmbarimore”, përmbledhje e vendimeve të Gjykatës Komerciale të Kosovës. (Park Residence, “Vokshi & Lata” Law Firm, rruga "Holger Petersen”, hyrja numër 4, kati 1 - numër 2 Prishtinë, ora 10:00)

Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim prezanton certifikatën e parë të performancës energjetike për ndërtesat në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, objekti ish-“Rilindja”, kati përdhes Prishtinë, ora 11:00-12:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat