Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim

Kosova

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:29
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci ka thënë se kanë rritur edhe buxhetin për këtë vit.

Në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Nagavci ka thënë se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Që nga marrja e detyrës jemi përkushtuar arsimit para-universitar me një qasje shumëdimensionale duke u fokusuar në shtyllat kryesore në strategjinë për arsim dhe kjo strategji e ka mbërthyer në vetvete konceptin e ndryshimit organik dhe synimi ynë madhor dhe i përbashkët vazhdon të jetë ngritja e tërësishme e cilësisë së arsimit dhe këtë si Qeveri dhe Ministri e kemi konkretizuar edhe me rritjen e buxhetit për ketë vit në 2024 kemi ndarë mbi 400 milionë euro apo 20 për qind më shumë se në vitin paraprak”.

“Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet dhe ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat